Arjela 4-vjeçare vdiq bashkë me gjyshen, babai kthehet nga emigracioni dhe qan tek rrënojat

553
“Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar”, kanë qenë këto fjalët e Landi Lalës, i cili në tërmetin e 26 nentorit humbi vajzën e tij 4 vjeçe dhe nënën 77 vjeçe.
Sigal

I kthyer nga emigracioni për t’i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala bashkë me disa të afërm ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë. Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhup dhe librat e vogëlushes.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi raporton se Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime. Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.