Shuma e sekuestruar në furgonin që transportonte mallra nga Anglia në drejtim të Shqipërisë është rreth 120 mijë paundë dhe 280 stërlina dhe jo 1 milionë paundë, siç u raportua fillimisht në media.
Policia njoftoi se në përfundim të numërimit të parave janë sekuestruar 123.460 paund dhe 280 sterlina dhe ka vënë në pranga shtetasin me inicialet O.S., 21 vjeç banues në Hamallë të Durrësit, shofer i furgonit.
Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.
Ndalimi i furgonit është bërë në momentin e kontrollit në port kur është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm furgoni i mallrave që vinte nga Anglia. Paundët kanë qenë të futur në disa pako, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.
“Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Strukturat Doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.
Paratë janë gjetur në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa pako në brendësi të së cilave pas numërimit rezultuan 123.460 paund dhe 280 sterlina. Gjithashtu u sekuestruan dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.






















