Sherr për motive xhelozie, shqiptari plagos 62-vjeçarin grek në Kretë

139
Sigal

Një sherr për motive xhelozie ka degjeneruar në plagosjen e një 62-vjeçari grek në Kretë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ierapetrës, kur 41-vjeçari shqiptar pas një debati të ashpër me 62-vjeçarin dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.

Por ai u arrestua pak kohë më vonë dhe sot po dërgohet në Prokurorinë e Lasithit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.