Prindër për herë të parë? Zbulohet e vërteta dhe planet për të ardhmen e Adisit dhe Fifit

142
Sigal

Kryefjala e mediave rozë ka qenë këtë javë Fifi. Vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël. Mediat publikuan lajmin se artistja nga Kosova ishte shtatzënë me partnerin e saj, Adisin. Dyshja prej muajsh kanë një lidhje të konsoliduar dhe duken se gjërat mes tyre janë serioze.

Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën. Por duket se Fifi dhe Adisi do të vijojnë edhe për pak kohë të jenë 2. Nga burime pranë çiftit kemi mundur të mësojmë se artistja nga Kosova nuk është në pritje të ëmbël dhe vijon angazhimin e saj si artiste, natyrisht gjithnjë shoqëruar nga partneri i saj.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa. Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë.

Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin. “Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij. Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar– “Urime! Mas juve Inshallah”. Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët.

Gjatë një interviste pak ditë më parë, Fifi u shpreh se kishte menduar se kishte dashur, por kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra ‘bam’ për herë të parë.

“Më pas kam filluar të shkruaj këngë me përjetimet e mia, por përsëri të hiperbolizuara. Nuk ka qenë 100% siç e kam shkruar. Deri te kënga “Diell”, që ishte një këngë e shkruar me ndjesitë momentale. Kur e kam shkruar këngën ‘Diell’, jam ndjerë e humbur totalisht. Më dukej vetja që nuk kishte botë tjetër përveç atyre mureve. Nuk kisha motiv të thosha asnjë fjalë. Nuk kisha laps dhe letër. Lutesha për një laps dhe letër, derisa ma lanë. E dyta këngë që jam 100% te ajo është ‘Hana’ që është një përjetim 100%, nuk kam hiperbolizuar. Të dyja janë super të sinqerta. Deri tek Adisi kam menduar që kam dashur, por nuk e dija çfarë ishte dashuria. Tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them. Kjo është dashuria, mos të dish çfarë të thuash. Tani më ka bërë zemra ‘bam’ për herë të parë”, rrëfeu këngëtarja.

Artistja foli edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Një ndërhyrje e moderatores Roza Lati, e cila ishte po ashtu e ftuar, në lidhje me planet për fëmijë, Fifi e devijoi përgjigjen. Ajo u shpreh se “po pret” që partneri i saj si fillim t’i propozojë.

Ndër të tjera, ajo shtoi se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.

“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri”, tregoi Fifi. Më tej, e pyetur për dashurinë e saj, siç e konsideron Filloreta, nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Adisin.

“Kam menduar, por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlerësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në ditën e parë që e kam takuar, kam thënë që ‘si është i duhuri’”, u shpreh këngëtarja.

Ndërkohë që në fund Fifi dha një këshillë shumë të mirë mbi zhgënjimet në jetë. Këngëtarja u shpreh nga përvoja personale se ato nuk janë asgjë veçse një mësim.

“Jam falënderuese për zhgënjimet dhe gabimet në jetë. Ato të bëjnë më të fortë, ose të shtojnë nivelin e njërëzillëkut. Mua më kanë bërë të piqem shumë dhe të kuptoj shumë gjëra ndryshe dhe të reflektoj në shumë situata. Unë ndonjëherë vuaj shumë dhe them pse nuk jam njeri normal, të punoj një punë normale, ndalem dhe mendoj ‘pse’. Pastaj thua më mirë kështu”, përfundoi ajo.

Që në fillim të lidhjes, çifti nuk është kujdesur t’u fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike. Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur, Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.