Gjykata Administrative “përmbytet” nga çështjet gjyqësore

736
Krijimi i Gjykatës Administrative u pa si një nevojë e shoqërisë shqipatre për t’u dhënë zgjidhje çështjeve që kishin të bënin me administratën publike. Edhe shpejtësia e gjykimit nga 2 deri në 4 muaj flet për një epërsi të ksaj gjykate në krahsim me ato të tjerat që zgjasin vite e vite. Burime nga Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë thanë se përgjatë 6 muajve të parë të 2015 numri i çështjeve të reja të regjistruara ishte 4,099, ndërsa të mbartura nga viti 2014 janë rreth 1,631. Gjatë së njëjtës periudhë janë dhënë në total 3,485 vendime themeli. Të përbashkëtat e çështjeve në këtë gjykatë janë shfuqizimey, ndryshim i akteve administrative, dëmshpërblim page ose rikthim në punë. Sipërmarrja ankohet në këtë instancë gjyqësore për aktet e nxjerra nga Tatimet, Inspektorati Qendror Teknik, Metrologjia, etj. Edhe kthimi i lejes së drejtimit figuron ndër çështjet më të shpeshta. Burime nga kjo gjykatë thanë se çështjet që kanë të bëjnë me vendimet e Tatimeve janë në proces shqyrtimi.

 Siç vihet re Gjykata Adminsitrative vijon të jetë e ngarkuar me shumë çështje. Pikërisht nisur nga numri i madh i çështjeve të mbartuar dhe të saporegjistruara ka detyruar Mnistrinë e Drejtësisë për të realizuar disa ndryshime ligjore, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së gjykatave administrative, përfshirë edhe uljen e ngarkesës së madhe të çështjeve në Gjykatën e Apelit Administrativ. Ndryshimet do të çojnë në rritjen e numrit të Gjykatave të Apelit Administrativ, nga një gjykatë që është sot vetëm në qytetin e Tiranës, të shtrihet në të paktën tre qytete të tjera. Në nëntor 2013 nisën nga puna gjashtë Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë. Ministria e Drejtësisë në dhjetor 2014 ushtroi inspektim në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Apelit të Tiranës. Nga inspektimi doli në pah se në të dy gjykatat, numri i çështjeve të regjistruara ishte shumë i madh. Zbatimi i Vendimit Unifikues nr.3/2014 të Gjykatës së Lartë, kishte ndikuar ndjeshëm në rritjen e volumit të çështjeve të regjistruara në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Apelit Tiranë, pasi, sipas këtij vendimi, të gjitha çështjet administrative që ndodheshin në gjykatat civile, pavarësisht fazës së gjykimit, ju kaluan përkatësisht gjykatave administrative të shkallës së parë dhe apelit administrativ, çka solli ngarkesë të menjëhershme në sistem.
Sigal