Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset një person

105
Sigal

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së enjtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa bëhet fjalë për një konflikt mes dy fqinjëve.

Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur për një rubinet uji.

I plagosur, i cili ka marrë një plagë të lehtë në sup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga është vendosur autori.