“Familja kriminale” në Universitetin e Vlorës

1056
Vijon nga numri i kaluar

Udhëtimet për pushime dhe nevoja familjare kanë arritur të paimagjinueshmen. Sipas sistemit TIMS, bashkëshortja e rektorit Albert Qarri, ka udhëtuar si më poshtë:

Viti 2012, daljet dhe hyrjet në Shqipëri të Flora Qarrit

Dalë nga Shqipëria më 18.10.2012 dhe kthyer më 21.10.2012, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 26.06.2012 dhe kthyer më 29.06.2012, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 20.06.2012 dhe kthyer më 23.06.2012, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 09.04.2012 dhe kthyer më 28.04.2012, adresa SHBA. Ka munguar nga puna plot 30 ditë, për të cilat është paguar në bordero, duke kryer vepër penale, sipas nenin248 të Kodit Penal.

Viti 2013, daljet dhe hyrjet në Shqipëri të Flora Qarrit

Dalë nga Shqipëria më 22.10.2013 dhe kthyer më 27.10.2013, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 02.10.2013 dhe kthyer më 05.10.2013, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 09.09.2013 dhe kthyer më 16.09.2013, për qejf; dalë nga Shqipëria më 04.09.2013 dhe kthyer më 07.09.2013, për qejf; dalë nga Shqipëria më 15.05.2013 dhe kthyer më 28.05.2013, SHBA; dalë nga Shqipëria më 09.05.2013 dhe kthyer më 10.05.2013, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 24.02.2013 dhe kthyer më 02.03.2013, SHBA; dalë nga Shqipëria më 28.01.2013 dhe kthyer më 31.01.2013, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 29.12.2012 dhe kthyer më 12.01.2013, SHBA. Për 2013 kjo pedagoge ka udhëtuar me parat e universitetit për qëllime familjare plot 9 herë, e barabartë me 60 ditë, me një mesatare një herë në 40 ditë, ndërkohë që figuron në punë duke marrë edhe pagën e plotë.
Viti 2014, daljet dhe hyrjet në Shqipëri të Flora Qarrit.

Dalë nga Shqipëria më 23.10.2014 dhe kthyer më 27.10.2014, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 28.09.2014 dhe kthyer më 01.10.2014, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 31.08.2014 dhe kthyer më 03.09.2014, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 22.06.2014 dhe kthyer më10.07.2014, SHBA; dalë nga Shqipëria më 26.05.2014 dhe kthyer më 01.06.2014, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më 07.04.2014 dhe kthyer më 10.04.2014, adresa e paditur; dalë nga Shqipëria më19.02.2014 dhe kthyer më 11.03.2014, SHBA; dalë nga Shqipëria më 27.01.2014 dhe kthyer më 01.02.2014, adresa e paditur. Pra edhe për 2014 bashkëshortja e rektorit Qarri, Flora ka udhëtuar jashtë shtetit me parat e universitetit për qëllime familjare plot 8 herë, e barabartë me 60 ditë, me një mesatare një herë në 40 ditë, ndërkohë që ka marrë edhe pagën e plotë. 
Udhëtimet e shumta të rektorit Qarri zënë gjithashtu një rekord më vete. Ja udhëtimet e tij fiktive që prej vitit 2012 deri sot:

Viti 2012, daljet dhe hyrjet në Shqipëri të rektorit Qarri

Dalë nga Shqipëria më 05.12.2012 dhe hyrë më 06.12.2012, i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 18.10.2012 dhe hyrë më 21.10.2012, i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 20.06.2012 dhe hyrë më 23.06.2012, i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 12.06.2012 dhe hyrë me 14.06.2012, i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 23.05.2012 dhe hyrë më 25.05.2012, i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 03.05.2012 dhe hyrë më 06.05.2012, i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 09.04.2102 dhe hyrë më 24.04.2012, SHBA.
Siç shihet për 2012, Qarri ka udhëtuar jashtë vendit 8 herë, me ditë qëndrimi 31 ditë, me justifikimin e konferencave, ndërkohë figuronte edhe në punë duke marrë edhe pagën e plotë.

Viti 2013, daljet dhe hyrjet në Shqipëri të rektorit Qarri

Dalë nga Shqipëria më 22.10.2013 dhe hyrë më 27.10.2013, udhëtim i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 03.10.2013 dhe hyrë më 05.10.2013, udhëtim i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 15.05 2013 dhe hyrë më 22.05.2013, udhëtim në SHBA; dalë nga Shqipëria më 13.02.2013 dhe hyrë më 25.02.2013, udhëtim në SHBA; dalë nga Shqipëria më 29.12.2012 dhe hyrë më 12.01.2013, udhëtim në SHBA me familjen. Siç shihet për vitin 2103 rektori Albert Qarri, ka udhëtuar për qëllime familjare në SHBA plotë 6 herë me kohë qëndrimi 39 ditë, natyrisht figuronte edhe prezent në universitet, duke mare edhe pagën e plotë.

Viti 2014, daljet dhe hyrjet në Shqipëri të rektorit Qarri 

Dalë nga Shqipëria më 31.03.2014 dhe hyrë më 10.04.2014, udhëtim në SHBA; dalë nga Shqipëria më 25.05.2014 dhe hyrë më 28.05.2014, udhëtim i pajustifikuar; dalë nga Shqipëria më 29.05.2014 dhe hyrë më 31.05.2014, udhëtim i pajustifikuar; Dalë nga Shqipëria më 31.08.2014 dhe hyrë më 10.09.2014, udhëtim në SHBA. Edhe për 2014 Qarri ka udhëtuar për arsye private jashtë vendit 4 herë, me kohë qëndrimi 25 ditë, ai figuronte në punë duke marrë edhe pagën e plotë. Për të gjitha këto Qarri është kallëzuar dhe po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, për falsifikimin e ftesave të Universiteteve Amerikane. Edhe pse, me ndërhyrjet e shumta që ka patur nga njerëzit brenda dhe jashtë prokurorisë së Vlorës për mbylljen e hetimeve, ato janë urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme që të vazhdojnë për të parë abuzimet e rënda me pushtetin. Rektorit ka korruptuar shtetarë të lartë në Vlorë duke iu punësuar të afërmit e tyre në universitet. Rreth 85% e pedagogëve të punësuar janë rekrutuar në mënyra abuzive në kundërshtim me kriteret e parashikuara nga ligji. Studentë dhe familjarë të tyre kanë bërë qindra denoncime, të cilat vërtetohen nga cilësia e jetesës së pedagogëve, veshjet dhe çantat firmato, bizhuterie, makinat e shtrenjta. Rektori thuhet se ka blerë shtëpi në SHBA, ndërsa djali i tij studion në Kaliforni me pagesën vjetore 70.000 mijë USD.

Pashallëku i rektorit

“Pashallëku” i rektorit në Vlorë ngjan me një organizatë “mafioze”, por le ta fillojmë nga Senati. Kjo trupë vetëm akademike nuk është, mund ta quajmë “mender akademikë” sepse këta janë ca sahanlëpirës, të korruptuar, injorantë dhe servile. Këta pseudosenatorë, që është turp t`iu zësh edhe emrat, firmosnin çdo vendim edhe pse ky mund të ishte në kundërshtim me ligjin vetëm e vetëm për të treguar se ishin ushtarë të bindur të rektorit Qarri, problem për këta ishte se, pak ditë jetë iu kanë mbetur dhe pastaj do kërkojnë shefin e radhës që të përgatiten për lëpirjen e radhës. 

Këshilli i Fakulteteve

Këshilli i Fakulteteve është i përbëre nga pedagogë të përzgjedhur që para zgjedhjeve nga rektori me qëllim për të kapur dhe kontrolluar çdo gjë që bëhet në fakultet praktikisht këta janë spiunë të rektorit, dhe si shpërblim marrin ç’duan ata si, lëndët më të preferuara, vijën kur duan dhe ikin kur duan nga puna, udhëtojnë jashtë vendit me shpenzimet e UV por mbi të gjitha nuk bezdisen kur i vënë gjabat studentëve për kalim etj. Edhe këta pedagogë, janë pa pikën e profilit jo vetëm personal por edhe akademik. Këta shquhen për paaftësi, por promovohen në saj të servilizmit, lëpirjeve, spiunllëqeve dhe mbi të gjitha intrigave që kurdisin për kolegët e tyre.

Dekanët e Fakulteteve dhe Përgjegjësit e Departamenteve

Dekanët janë emëruar në këto poste me zgjedhje fiktive dhe kanë qenë të përzgjedhurit e rektorit që para procesit të votimeve. Këta “mender dekanë” që nuk kanë pikën e personalitetit, por janë marrë gjithë kohën për hunde dhe kanë bërë dhe firmosur çdo vendim të rektorit, sidomos procesin e rekrutimeve për personal akademik, këta dekanë me firmat e tyre duke rekrutuar personat qe më parë i kishte përzgjedhur rektori duke ju marë 7000 deri në 10.000 mijë euro, praktikisht kanë firmosur kapitullimin e arsimit të lartë Shqiptare. Këta dekanë bashkë me Përgjegjësit e Departamenteve, kanë firmosur duke rekrutuar për pedagogë edhe individë me diploma të paekuivalentuara, kusht ky i përcaktuar qartë nga ligji për arsimin e lartë, por edhe rregullores së universitetit etj. Dekanët e Universitetit të Vlorës, në bashkëpunim Përgjegjësit e Departamenteve, nën dirigjimin e Qarrit, i kanë vënë kazmën Universitetit. Kjo ka ndodhur për 5 vite në Vlorë, nën drejtimin e falsifikatorit profesionist Qarri.

Hetimet gjyqësore

Nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj Qarrit po zhvillohet procesi gjyqësor me akuzën për shpifje dhe fyerje. Po pranë gjykatës së shkallës së parë Vlorë është regjistruar dhe po zhvillohet procesi gjyqësor, ku të akuzuar janë: Senati Akademik i Universitetit. Në shtator 2015, pranë prokurorisë së rrethit Vlorë, u regjistrua kallëzimi penal ndaj Qarrit me objekt falsifikimet e bëra me ftesat e universiteteve amerikane. Prokurori K. Llaho, pas disa muajsh e pushoi këtë me arsyetimin se çështje ishte hetuar më pare. Në fakt pushimi erdhi pasi bashkëshortja e prokurorit u punësua në administratën e universitetit, në zyrën e projekteve. 
K.C.