Sherr mes adoleshentësh në Këlcyrë, njëri përfundon në polici, tjetri në spital

191
Sigal

Një 17-vjeçar është arrestuar ndërsa një 18-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi një konflikti të dhunshëm që patën.

Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë, ndërsa mësohet se adoleshentët janë zënë për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).