29-vjeçarja vetëhelmohet në “Lungomare”, letër mbesës: Amanet dy fëmijët!

704
Një 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, ndërroi jetë në spital, pasi kishte pirë fostoksinë.
E reja me origjinë nga Roskoveci i Fierit, ku edhe jetonte, u gjet e shtrirë në shëtitoren e qytetit të Vlorës, “Lungomare”. 
Ishin kalimtarë të rastësishëm ata të cilët njoftuan menjëherë policinë, për gruan e shtrirë në tokë. 29-vjeçarha Marsela Pirjani u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë. Pirjani ishte nënë e dy fëmijëve, 8 dhe dy vjeç.
Dyshimet e para të policisë flasin për një gjendje të rënduar psikologjike të nënës së re që e ka shtyrë atë drejt këtij vendimi ekstrem. Kjo gjendje ishte ndikuar edhe nga situata e rëndë ekonomike që po kalonte familja e saj
Së fundi, është zbuluar se Marsela Pirjani i kishte lënë një letër mbesës së saj, me të cilën kishte më shumë raport, ku i fliste për aktin e rëndë që do të merrte. Në letër – shkruan Panorama- gruaja tregonte se do të vriste veten. Pasi ka lënë letrën ajo është nisur nga Fierit drejt Vlorës, ku bëri fakt atë që kishte shkruar. I dha fund jetës duke u vetëhelmuar.
Në letër 29-vjeçarja kishte shkruar: “Amanet fëmijët, unë do vras veten”.
Sigal