Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ngre alarmin: Nga burgu janë porositur vrasje

509
Sigal

Në mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka pohuar se nga ambientet e vuajtjes së dënimit janë porositur vrasje prej personave me rrezikshmëri të lartë.

Teksa po raportonte në lidhje me sigurinë në ambjentet e burgjeve, Ismaili bëri këtë pohim të fortë, duke paralajmëruar se të gjitha rastet e konstatuara do t’i paraqiten Prokurorisë.

“Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut,”– tha Ismaili ndër të tjera.