Shëndetësia europiane sipas Evis Salës me pacientë që u ‘thahet’ barku: Çdo ditë bukë, qumësht e djathë

Vazhdojnë ekskursionet në Bruksel të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, ndërsa shëndetësia në Shqipëri vazhdon të mbetet në kushte që shpesh për qytetarët duken skandaloze.Në një tjetër aktivitet në Parlamentin Evropian, ministrja deklaroi se Shqipëria i konsideron vlerat evropiane të shëndetësisë një busull strategjike për reformat dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor. Por ndërsa në Bruksel flitet për busulla strategjike dhe politika të bazuara në evidencë, për shumë qytetarë realiteti i shëndetësisë në Shqipëri është shumë më i thjeshtë për t’u kuptuar.Mjafton të ketë një hall në QSUT apo në cilido spital në Shqipëri.

Denoncimet e qytetarëve për gjendjen e shëndetësisë shqiptare vijojnë të jenë të shumta. Në redaksi mbërrijnë vazhdimisht ankesa që lidhen me probleme të përsëritura si ryshfeti për shërbime mjekësore, furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe, si dhe kushtet e mjerueshme higjieno-sanitare në spitalet publike.Pavarësisht se këto shqetësime janë ngritur prej vitesh, qytetarët shprehen se nuk ka pasur zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse, pavarësisht miliardave që Ministria e Shëndetësisë merr nga buxheti i shtetit.Së fundmi, një nënë ka denoncuar kushtet në Pediatrinë e Elbasanit, ku ka shtruar fëmijën e saj të sëmurë. Ajo tregon se mëngjesi i ofruar çdo ditë në pavijon përbëhet vetëm nga një fetë bukë, pak qumësht dhe një fetë djathë. Sipas saj, ky vakt është i pamjaftueshëm për fëmijë të sëmurë që kanë nevojë për ushqim të plotë dhe të balancuar.Ky rast nuk është i vetmi ngre pikëpyetje mbi cilësinë e shërbimit ushqimor në spitalet publike, në një kohë kur për këtë sektor ofrohen fonde të çmendura. Çdo vit shpenzohen miliarda lekë për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me medikamente, si dhe shërbime m  bështetëse si ushqimi i pacientëve. Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre tenderave janë në fokus të dyshimeve për korrupsion, duke ngritur pyetje mbi transparencën e këtij sektori dhe menaxhimin e fondeve publike.

Sigal