Shembja e mureve rrethuese të disa shtëpive në Durrës, banori: Janë falsifikuar dokumentet

203
Sigal

Një banor i Durrësit u shpreh i irrituar me vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së qytetit për të shembur muret rrethuese të disa banesave pranë Vilës së Zogut.

Ai shprehet se janë falsifikuar dokumentet e pronësisë për të përfituar një palë tjetër. Qytetari kërkoi që IMT të presë përfundimtar të gjykatës së qytetit pasi ai ka bërë padi.

Kjo është një padrejtësi tek shtëpia ime më kanë ngjitur në letër për prishjen e portës që bëhet për përfitim të një pale tjetër që kanë bërë dokumente të falsifikuara.

IMT do prishë mure rrethuese të disa shtëpive. Thonë se ajo portë duhet të prishet unë kam bërë kërkesë padi.

I kërkoj përfaqësuesve të IMT që të presin vendimin e Gjykatës. Nuk na kanë njoftuar as nuk kanë lënë asnjë gjë. Le të presin gjykimin pasi kjo çështje është në shqyrtim.

Na kanë paraqitur deri tani dokumente të falsifikuara”, deklaroi  banori në Durrës.