Xhaferri: Transporti i nxënësve drejt shkollave në mëshirë të shoferëve të alkoolizuar, fenomenin e kam denoncuar që në 17 shtator 2025!

Kur shqiptarët ende nuk e kanë marrë veten nga tragjedia në Durrësin e Ri, ku dy fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një shofer i alkoolizuar, sot në Elbasan u ndalua një shofer furgoni që transportonte nxënës dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ky është një realitet që duhet ta shohin ata që na flasin për “klasa inteligjente”, ndërkohë që informalitetin në çështjen e transportit të nxënësve e kam denoncuar që më 17 shtator 2025 dhe për këtë kam folur edhe në Parlament.

NOA

Rasti i Elbasanit, ku shoferi që transportonte nxënës ishte në gjendje të dehur, nuk është i izoluar, ndaj duhen marrë masa urgjente.

Dreqi ta hajë, duhet të marrë dikush përgjegjësi, sepse është jeta e fëmijëve tanë në lojë.

Ndaj lëreni propagandën, para se tragjedia e radhës të na pikëllojë të gjithëve.