Shembet rruga që lidh Zhulatin me Gjirokastrën, makina përfundon në lumë, plagoset shoferi

238
Sigal

Është rrëzuar sërish rruga e fshatit Zhulat, duke lënë 80 familje në izolim total.

Rruga është rrëzuar në disa pjesë të saj duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe duke paraqitur rrezikshmëri edhe për këmbësorët.

Një automjet ka rënë në lumë për shkak të rënies së rrugës ku shoferi ka marrë dëmtime të lehta.

Situata paraqitet emergjente ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë nga organet përkatëse, dhe siç shihet nga pamjet, rrëshkitja e dheut edhe pse në përmasa më të vogla nuk ndalet.

Rreshjet me intensitet gjatë gjithë natës kanë sjellë problematikën e mbartur tashmë në rrugën e këtij fshati, që nuk ndërhyhet prej kohësh.