Itali/ Aksident fatal, humb jetën shqiptari

1059
Sigal

Një 52-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali, raportuan këtë të mërkurë mediat lokale. Viktima është Gëzim Bala, sipas të njëjtave burime.

Kamioni që ai po drejtonte u përmbys në autostradën A1 Milano-Napoli dhe shqiptari humbi jetën menjëherë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së të mërkurës.

Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për disa orë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Kamioni u  përmbys duke zënë tre korsi. Shoferi shqiptar po transportonte materiale plastike (Polivinil klorur) që u derdh pjesërisht mbi asfalt.