Pranga dentistes, si e përdori deputeten e PS dhe prezantuesen e TV KLAN. Historia dhe hetimet e prokurorisë

764
Mashtrimi 900,000 Euro/ Si i përdori dentistja deputeten e PS dhe prezantuesen e TV Klan

Nuk ishte hera e parë që emri i Olesia Dukës përmendej në media siç ndodhi këtë të diel. Por kjo ishte hera e parë që ajo komentohet negativisht. Fletë-arresti për 37 vjeçaren u lëshua pas akuzave se ka mashtruar një person duke i marrë 900 mijë euro.

Por para se të kryente një goditje kaq të madhe, Olesia Duka ka shfrytëzuar një prej emisioneve më të shikuar në vend, për të kuruar imazhin e saj. Përmes “Pasdite me Rudinën” stomatologia e njohur kishte arritur të promovohej publikisht, si një vajzë që vishej me stil apo që diskutonte mbi tema “të lehta” siç është, mbajtja e trupit në formë në palestër.

Nga një kërkim i thjeshtë në Youtube, rezulton se Olesia Duka ishte një vizitore e rregull e emisionit të pasdites nga Rudina Magjistari.

Veç Rudina Magjistarit, Olesia Duka kishte sponsorizuar edhe aktiviteteve bamirëse, ku ajo shfaqet përkrah deputetes së Partisë Socialiste.

Para se të mashtronte viktimën e saj me 900 mijë euro, duket se stomatologia ka tërhequr në kurth Rudina Magjistarin dhe Evis Kushin. Pastaj ka qenë më e lehtë për të, që ta bindte “prenë” e saj, se paraja nuk është gjithçka në jetë.
Sigal