Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 6-katësh (FOTO)

469
Sigal

IKMT që prej ditës së djeshme IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave, të cilat preken nga projekti i Unazës së Re. Pak çaste më parë është shembur me shpërthim të kontrolluar objekti 6-katësh në Astir. Në trupin e objektit u hapën 250 vrima ku u vendosën 10 kg lëndë plasëse. Me shembjen e këtij objekti nuk ka me ndërtesa për tu prishur në lotin e parë. Një ditë më parë në këtë zonë u shembën 5 objekte. Një pjesë biznese, pjesa tjetër shtëpi banimi u rrafshuan pa rezistencë nga banorët e unazës të cilët kanë protestuar prej më shumë se një viti.