Shembet mbikalimi në hyrje të qytetit të Shkodrës

120
Sigal

Pak çaste më parë është rrëzuar mbikalimi i këmbësorëve në zonën e Bahçallëkut në Shkodër. Nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Mësohet se një kamion teksa po transportonte një ekskavator ka hasur në mbikalim, çka dyshohet të jetë edhe shkaku i shembjes së mbikalimit.

Në foton e mësipërme shihet e gjithë pjesa metalike, e cila pas rënies ka zënë aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lehtësimin e trafikut.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.