Beqir SINA, New York
Sondazhet tregojnë se është shumë më mirë nga Reagan dhe Obama Washington D.C: “Çfarë po ndodh?” Është titulli i madh i një sondazhi i ri i CNN i kryer nga SSRS, shkruan drejtori i sondazhit dhe analizës së zgjedhjeve të CNN, Jenn Agiesta, i cili tregon se cili është dhe vlerësimi i Presidentit Donald Trump për vitin e parë të presidencës, që “është rikthyer në nivelin më të lartë që prej 100 ditëve të presidencës së tij”, tha CNN. “Vlerësimi i miratimit të presidencës Trump, në 100-ditëshin e tij, u tha se mbetej nën atë të të gjithë paraardhësve të tij në atë fazë në mandatin e tyre të parë, pasi ai u zgjodh, edhe pse Trump ndiqte Ronald Reagan dhe Barack Obama me një përqindje të ngushtë 4 pikë në termat e tyre të parë. ” Pra, ai ishte historikisht si më i ulëti, por në vazhdim të presidencës tani mbas një viti, Presidenti Trump është në ngritje, ndoshta, dhe duke u ulur me “këmbë në tokë”, mbas aprovimeve më të ulëta të disa presidentëve të tjerë, dhe vetvetes ne 100-ditëshin e parë, që vazhduan të rizgjidhen – para tij. Siç thekson Agiesta në vëmendje është përfshirë edhe vlerësimi i miratimit të Trump-it që kishte muajin e kaluar, mes rreth 35% dhe pak më shumë se 40%. Nga kjo perspektivë, sondazhi i sotëm është kryesisht në tjetër aspekt me atë se ku ka qenë miratimi i tij dhe ku është në fakt sot. Presidenti Donald Trump, sot është nën miratimin prej 40%, për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë mënyrën se si ai ka trajtuar politikën e jashtme dhe politikat e armëve. Por ai është në miratimin prej 48% të ekonomisë, që është numri më i mirë për të në sondazh, dhe më i miri për të njëjtën periudhë po ta krahasojmë me paraardhësin e tij Presidentin Barack Obama. Pra, ai po shkon më mirë se presidenca e Reaganit dhe Obamës për sa i përket miratimit në vitin e parë të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Të dy ata – Reagan dhe Obama vitin e parë e kishin sondazhin më të keq, kur kish të bënin me ekonominë në fillim të presidencave të tyre, ndërsa Trump ka mbikëqyrur një dem të historisë në Wall Street dhe një normë papunësie, të cilën ai e ka zbritur nën 5% – punësimin. Shkalla e papunësisë për Obamën në mars të vitit 2010 ishte 9.7%. Ndërsa, për Reaganin, në mars të vitit 1982, ajo ishte 9%. Një shënim tjetër historik është se para se të vazhdonin rizgjedhjen, Obama dhe Reagan pësuan humbje të mëdha në sondazhet për aporvimin e presidencës së tyre me shkas, numrin një që kanë për amerikanët Ekonomia dhe Papunësia.
