Si u arratis Arben Ahmetaj në 2005 për në Rumani nga frika e burgut

320
Sigal

Pasi vodhi 50 milionë euro me ‘Hermes’, dha miliona euro për mbylljen e dosjes

Tigri fluturues” kaloi ilegalisht kufirin nupdga Greqia në vitin 2005, duke marrë me vete valixhet me para që i kishte vjedhur “Albtelekomit”, kërkoi azil në Rumani. Në fund të vitit 2005, dy vjet pasi i kishte vjedhur “Albtelekomit” 50 milionë euro me impulset telefonike, përmes kompanisë “Hermes” që ia kaloi më vonë Vilma Nushit, Arben Ahmetaj u arratis nga Shqipëria, për t’i shpëtuar arrestimit. “Tigri fluturues” kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, duke marrë me vete valixhe me para dhe kërkoi azil politik në Rumani. Për të mundësuar arratisjen dhe nisjen e procedurave për azil, përdori një pjesë të parave që kishte vjedhur me aferën e impulseve telefonike. Në arratisjen e tij u implikuan edhe disa zyrtarë të policisë. Pas disa muajsh, Ahmetaj u kthye në Shqipëri, hodhi disa milionë euro dhe mbylli përkohësisht dosjen e vjedhjes së “Albtelekom”. Deri në vitin 2013, Ahmetaj veproi në hije. Me ardhjen në pushtet të “Rilindjes”, Arben Ahmetaj, nisi sërish aferat. Ahmetaj është arkitekti i paktit korruptiv me CEZ, me kosto 500 milionë euro në dëm të shqiptarëve. Është arkitekt i vjedhjes së 430 milionë eurove me inceneratorët, i gropës qindra milionë euro në dogana me kontrabandën e cigareve, i skemave të vjedhjes së parave të rindërtimit pas tërmetit dhe fondeve të epidemisë, i aferës qindra milionë euro me skemat e TVSH etj. Në fillim të vitit 2016, Rama hoqi Shkëlqim Canin, si ministër të Financave dhe vuri Ahmetajn, i cili ishte ministër Ekonomie. Pas kësaj lëvizje, Sali Berisha për një moment në Kuvend i kujtoi Ahmetajt arratisjen në Rumani. Mesazhi i Berishës për Ahmetaj ishte: “Ti i di mirë problemet e tua, mos u bëj mashë! Në mandatin e parë të qeverisë si zëvendësministër, ti vodhe mbi 800 milionë impulse në telekomunikacion, me një vlerë prej 15 milionë eurosh, të gjetura nga komisioni parlamentar, shumicë-pakicë. Ti, zotëri, që je këtu, dhe që do të bëhesh mashë për të vjedhur, si u largove nga Shqipëria në vitin 2005? Ta dinë shqiptarët. U largove nga Shqipëria si shkelës kufiri dhe njeriun që të ka shoqëruar me valixhet me euro e ka arrestuar policia greke si shkelës kufiri. Ky njeri shkoi në Rumani, kërkoi azil politik. Ndërhyra tek autoritetet rumune, që të mos ia jepnin. Ky njeri që është këtu i pagoi shuma marramendëse avokatit të partisë për ta mbyllur, por nuk ka për ta mbyllur kurrë. Ndaj tani, atë që nuk pranoi ta bëjë Cani, atë që nuk pranuan ta bëjnë punonjësit e tij, merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka lexuar qoftë konceptin më elementar të financave të një shteti apo financave në tërësi”. Ndërsa përgjigja e ‘Tigrit fluturues’, ishte: “Kam qenë student i grevës së urisë dhe gjithmonë kam qenë krenar, por jo publikisht. Këtë e bëra që në diplomën time modeste, të parën, sepse pas saj erdhën edhe disa të tjera, por kjo nuk është ndonjë risi publike, sepse as juve nuk ju duhet. Po të doni jua tregoj të gjitha personalisht, por prapë nuk ka vlerë, që fëmijët e mi, por edhe të tutë sigurisht, të jetonin ndryshe. Unë nuk e doja emrin e diktatorit… Të lutem, më dëgjo! Unë të dëgjova me vëmendje edhe pse më fyeve. Nuk do të të kthej asnjë fyerje mbrapa dhe për këtë të jesh i bindur, pasi dua të bëj diferencë. Këtë e bëra që Shqipëria të mos merrej më peng, siç ishte marrë atëherë dhe që në diplomën time modeste të mos ishte emri i një diktatori. Me kontributin tim modest arrita t’ja dal. Nuk ma merrte mendja kurrë që pas kaq vitesh Shqipëria të kishte të njëjtat probleme me të njëjtat fenomene. Shqipërinë e more ti peng si një sekretar i rëndomtë partie, duke e trajtuar atë si një organizatë të rëndomtë partie. E katandise me shkatërrim, me vrasje, me vjedhje, por këto i ka gjykuar historia. Unë realisht shpresoj që t’i gjykojë edhe drejtësia. Ajo që unë po të them sot ka një diferencë nga ajo që ti the sot. Patjetër që vizita e John Kerry-t bën diferencë, sepse ju ka bërë thirrje që të votoni reformën në drejtësi; ju ka bërë thirrje të votoni Byronë e Hetimit, që të hetojë këdo qoftë nga ju dhe nga ne. Kjo do të bënte diferencë. Akuza personale unë të marr pa fund, por ato janë qesharake. Unë nuk sillem as si kufitar i vogël, siç u solle ti, as si doktor shkencash në financë, por sillem si një njeri modest, si një ministër i Ekonomisë i emëruar më pas si ministër i Financave”. / Pamfleti

 Evazioni fiskal i Hermes dhe 12 pyetje për Arben Ahmetajn

Një nga prioritetet amerikane është lufta kundër korrupsiont dhe trafiqeve, si një rrezik për sigurinë kombëtare të vendeve të NATO-s dhe vetë SHBA-ve. Nuk ka rëndësi se kur e ke kryer veprimin, korrupsionin , evazionin fiskal, kapjen dhe joshjen e institucioneve të drejtësisë, hetimit, qeverisë dhe vetë strukturave të larta shtetërore. E rëndsishme është që fajtori, duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e tij. Në këtë kuadër, ish ministri Ahmetaj, aktualisht i nominuar për postin e zv/kryeministrit në Qeverinë Rama 3, duhet të japë llogari dhe duhet të bëhet pjesë e hetimeve për kompaninë Hermes, që në fillimet e saj ka pasur një tjetër prpashtesë. Gazeta “Telegraf” ka investiguar në lidhje me skandalin e Albtelekom, AMC, Hermes C… dhe dosjen e interkonjuksionit që lidhë të tre këto kompani. Në këtë kuadër, për transparencë të publikut, parave të taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit, po i drejtojmë 12 pyetje z.Arben Ahmetaj:

1-A keni dieni për regjistrimin e firmës jashtë Tiranës dhe pse u çregjistrua nga rregjistrimi fillestar?

2-A është kontrolluar firma juaj në vitin 1999 nga tatimet e Tiranës dhe pse u tërhoqën audituesit e saj?

3-A mendoni se në firmën tuaj ka pasur Evazion Fiskal dhe në çfarë përmasash?

4-A ka pasur rritje marramëndëse të cmimeve, probleme me Tatimin dhe Tatim Fitimin?

5-Parlamenti ka përcaktuar çmimin apo formulën e privatizimit?

6-Pse Komisioni i Ekonomisë nuk e bëri publike ndarjen e fitimit mes kompanisës?

7-Sa është shuma e dëmit të dosies së interkonjuksionit, vetëm nga Evazioni Fiskal?

8-Kush janë dy prokurorët, ku njëri drejtoi hetimet dhe tjetri e mbylli?

9-A ka ndërhyrë Kryeministri? Pse i kërkoi ndihmë Presidentit të mbyllej çështja?

10-Kush janë lidhjet me ish Drejtorin e Përgjithshëm të Albtelekomit të asaj periudhe?

11-A keni dijeni për Raportin e KLSH për evazionin fiskal?

12-Kush ishte punonjësja e Albtelekomit, që ndiqte llogaritë financiare dhe a ishte e punësuar paralelisht edhe në kompaninë tuaj?

Ne jemi në pritje të përgjigjes suaj zyrtare për të vazhduar dhe publikuar me prova dhe fakte çështjen e Evazionit Fiskal.