Evazioni fiskal i Hermes dhe 12 pyetje për Arben Ahmetajn

93
Sigal

Një nga prioritetet amerikane është lufta kundër korrupsiont dhe trafiqeve, si një rrezik për sigurinë kombëtare të vendeve të NATO-s dhe vetë SHBA-ve. Nuk ka rëndësi se kur e ke kryer veprimin, korrupsionin , evazionin fiskal, kapjen dhe joshjen e institucioneve të drejtësisë, hetimit, qeverisë dhe vetë strukturave të larta shtetërore. E rëndsishme është që fajtori, duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e tij. Në këtë kuadër, ish ministri Ahmetaj, aktualisht i nominuar për postin e zv/kryeministrit në Qeverinë Rama 3, duhet të japë llogari dhe duhet të bëhet pjesë e hetimeve për kompaninë Hermes, që në fillimet e saj ka pasur një tjetër prpashtesë. Gazeta “Telegraf” ka investiguar në lidhje me skandalin e Albtelekom, AMC, Hermes C… dhe dosjen e interkonjuksionit që lidhë të tre këto kompani. Në këtë kuadër, për transparencë të publikut, parave të taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit, po i drejtojmë 12 pyetje z.Arben Ahmetaj:

1-A keni dieni për regjistrimin e firmës jashtë Tiranës dhe pse u çregjistrua nga rregjistrimi fillestar?

2-A është kontrolluar firma juaj në vitin 1999 nga tatimet e Tiranës dhe pse u tërhoqën audituesit e saj?

3-A mendoni se në firmën tuaj ka pasur Evazion Fiskal dhe në çfarë përmasash?

4-A ka pasur rritje marramëndëse të cmimeve, probleme me Tatimin dhe Tatim Fitimin?

5-Parlamenti ka përcaktuar çmimin apo formulën e privatizimit?

6-Pse Komisioni i Ekonomisë nuk e bëri publike ndarjen e fitimit mes kompanisës?

7-Sa është shuma e dëmit të dosies së interkonjuksionit, vetëm nga Evazioni Fiskal?

8-Kush janë dy prokurorët, ku njëri drejtoi hetimet dhe tjetri e mbylli?

9-A ka ndërhyrë Kryeministri? Pse i kërkoi ndihmë Presidentit të mbyllej çështja?

10-Kush janë lidhjet me ish Drejtorin e Përgjithshëm të Albtelekomit të asaj periudhe?

11-A keni dijeni për Raportin e KLSH për evazionin fiskal?

12-Kush ishte punonjësja e Albtelekomit, që ndiqte llogaritë financiare dhe a ishte e punësuar paralelisht edhe në kompaninë tuaj?

Ne jemi në pritje të përgjigjes suaj zyrtare për të vazhduar dhe publikuar me prova dhe fakte çështjen e Evazionit Fiskal.