Sëmundja e gjedhit, Profesor Koos Coetzer: Virusi është rezistent, të vijojë vaksinimi edhe vitin e ardhshëm

473
Sigal

Sëmundja e gjedhit shkaktohet nga një virus i fortë dhe për këtë arsye vaksinimi i gjedhëve duhet të vijoj edhe vitin tjetër.

Profesor Koos Coetzer, një prej njohësve më të mirë të Dermatozës Nodulare ka vizituar disa ferma në Shqipëri dhe ka rekomanduar që për të ulur nivelin e infektimit të gjedhëve të vijojë vaksinimi pasi virusi është rezistent dhe mund të mbijetojë tek insektet që e përhapin.

CoetzerNë varësi të asaj çka Shërbimi Veterinar do të bëjë, pra nëse ata do të vijojnë vaksinimet, çka dhe rekomandohet që ata vitin e ardhshëm të vaksinojnë pjesën më të madhe të kafshëve, atëherë ju do ta ulni infektimin. Unë e parashikoj këtë, por ne nuk e dimë të sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kjo pasi nuk dimë vektorët e transmetimit të sëmundjes, pra insektet të cilat e përhapin virusin në këtë zonë, pasi insektet kanë rol kryesor në ruajtjen e sëmundjes.

Coetzer tha se kafshët e infektuara duhen trajtuar me kujdes duke e trajtuar me antibiotikë, pasi kjo është e vetmja ndër mënyrat për të mos humbur kafshën .