Selia e PS në Sarandë kthehet në “ring” mes socialistëve të ndershëm dhe “çetës së rilindësve”

521
Sigal

 

 

Arsimin në Sarandë e drejton një “rilindës” që duhet të
ishte në pension përpara dy vitesh

 

Bashkia
vepron si një rrjetë nepotike, e cila kthen në pasuri personale të agallarëve
të bashkisë, “produktin që kap” pushteti i mbyllur i kësaj “rrjete”

 

Loja e
inskenuar nga kryetarja e Bashkisë së Sarandës dhe “çeta” e saj brenda e jashtë
bashkisë, më në fund është bërë objekt debati brenda strukturave të PS, duke shpërthyer
keqas si përçarje. Siç dihet, PS në Sarandë është e ndarë në socialistë të ndershëm
themelues dhe në “rilindës” të vonuar uzurpues të kësaj partie e të çdo pushteti
të saj. “Rilindësit” kanë marrë në dorë dhe po shfrytëzojnë maksimalisht pushtetin
mavi, deri tek pastrueset e rrugëve, ndërsa socialistëve të ndershëm u kanë
mbetur në dorë vetëm… teserat rozë të PS, duke u lënë rrugëve! Kjo marrësi e
poshtërsi tallëse nuk është lejuar më tej prej socialistëve të ndershëm dhe ka
plasur përçarja mes palëve. Selia e PS në Sarandë është kthyer në “ring” mes
socialistëve të ndershëm dhe “çetës së rilindësve” me në krye Kokën e Bashkisë.
kjo ka ndodhur në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, ku janë denoncuar e akuzuar
me fakte ata që kanë marrë në duar çelësat e pushtetit të PS si familje, si
fis, si krushqi, shoqëri e ortakë biznesesh, duke e kthyer PS, bashkinë dhe
institucionet dhe ndërmarrjet e Sarandës në pronë private, të ndarë në thela
brenda “lukunisë së çakejve”. Ky realitet është denoncuar, në mbledhjen e
Asamblesë së PS, ku socialistët e braktisur e të denigruar i janë vërsulur Drejtorit
të Arsimit të Rrethit, pensionistit Astrit Llanaj, duke i kërkuar të lëshoj postin
si Drejtor i ZA, mbasi prej afro 2 vitesh që ka dalë në pension, personazh i
mirënjohur për qëndrime anormale ndaj mësuesve, deri edhe me presione për t’u bërë
anëtarë të “Rilindjes”, pa folur për zullume të tjera. Rrjeta familjare që ka
uzurpuar dhe ka futur në kthetra pushtetin në Sarandë, me saktë “tentakulat e
oktapodit nepotik” e kanë “trupin dhe gojën” në bashkinë e Sarandës,
institucion ky, ku po veprohet jo sikur është votuar, por sikur është
trashëguar! Edhe pse iku nga mbledhja, drejtori pensionist nuk po ikën nga
kolltuku, paçka se e detyron ligji! Por nuk është vetëm kaq rrjeta nepotike. Konkretisht,
Drejtori i Zyrës Arsimore, pensionisti Astrit Llanaj është kunati i Edi Vasit që
dihet se çfarë lirie veprimi, fuqie dhe “eksperience” ka në bashki me ato “punët”
e sporteve dhe të ekipeve e fondeve të tyre. Ndërsa nipi i Edi Vasit është shef
finance në bashki, që akordon fonde për… dajon! E kështu vazhdon rrjeta
nepotike në çdo zyrë e sektorë shërbimesh që varet nga bashkia! Në vijim, do të
publikojmë të plotë rrjetën nepotike në bashkinë e Sarandës dhe “produktin” që
kap pushteti i mbyllur i kësaj “rrjete…

 

P. HALILI