“Got News” ka zbuluar lidhjen midis bilionerit Clinton, bashkëpunëtorit të Soros e një korrupsion prej 10.5 milionë $

397
Sigal

Shenjat e gishtave të multimilarderit mbi skandalin me miniera në Guinea të
Afrikës

 

Hetim amerikan për korrupsionin 10 milionë USD të Soros

 

“Got News” ka zbuluar një lidhje midis bilionerit Clinton, bashkëpunëtorit
të George Soros dhe një korrupsion prej 10.5 milionë dollarësh, skandal i
rryshfetit me lidhje me një minierë në Guine. Rio Tinto në deklaratë për shtyp
tha se “kompania ka kontaktuar autoritetet rregullatore dhe pezulloi menjëherë
një ekzekutiv të lartë. Dyshimi rrjedh nga një e-mail i gjetur në lidhje me një
pagesë prej 10.5 milionë dollarë drejtë një konsulenti në vitin  2011. Debra Valentine, rregullatori ekzekutiv
dhe ligjor i grupit të punës së “Rio Tintos”, gjithashtu dha dorëheqjen. Zëdhënësit
e George Soros mohojnë çdo lidhje apo partneritet me Rio Tinto. Në vitin 2013
Soros organizoi një takim në Londër mes Rio Tintos, qeverisë së Guinesë dhe
investitorëve të minierave Simandou, veçanërisht për të diskutuar për minierën
në fjalë. Sipas dëshmitarëve Soros vëzhgoi me imtësi presidentin e “Guinean
Alpha Conde” në mbledhjet e G8 duke e mbështetur atë me të holla, infrastrukturë,
avokatë dhe këshilltarë. Këtë gusht një ndërmjetës politik afrikan, nga i cili
Presidenti Conte është implikuar se ka marrë rryshfet, u arrestua në Nju Jork.
Sipas “Globe dhe Mail” Soros ka qenë i përfshirë në Guinea që prej të paktën vitit
2010 ose vitit 2011. Më 1 qershor 2014 “The Sunday Times” e quajti Soros dhe
Rio Tinton si objektiva të një padie nga ana rivale “BSGR”. “BSGR” pretendon se
Soros ka ndërmarrë komplot me “Rio Tinton”, presidentin Conde dhe grupe të
tjera që ta privojnë atë nga të drejtat që kanë në minierën e Simandout. Asnjë
shkelje nuk është provuar zyrtarisht në kohën e shkrimit të këtij
artikulli,  (FRESNO, CA).  Kompania shumëkombëshe e minierave “Rio
Tinto” e cila ka lidhje të ngushta me George Soros, është kapur në atë që duket
si një korrupsion prej 10.5 milionë dollarë dhe skandalin në lidhje me minierën
e Simandout. Një deklaratë për shtyp nga kompania javën e kaluar tha se ka
kontaktuar autoritetet rregullatore dhe ka pezulluar menjëherë një ekzekutiv të
lartë pas hetimit të e-mailit në lidhje me një pagesë prej 10.5 milionësh ndaj
një konsulenti në vitin 2011. Ndërkohë që asnjë shkelje definitive nuk është
provuar ende, disa pyetje dalin dukshëm në horizont: A mundet Presidenti Conde
të ketë marrë rryshfet nga Rio Tinto? Dhe në qoftë se ai e ka bërë, cila ishte
marrëdhënia e George Soros me ta?