Sekuestrohet naftë kontrabandë në Korçë

153
Sigal

Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandës të naftës.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D, në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.