I dënuari tenton ti japë fund jetës në burgun e Drenovës, në gjendje kritike për jetën! Konflikti me..

99
Sigal

Një tjetër rast i tentativës për vetvrasje në burgun e Drenovës në Korçë. Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1, pas mesnate. Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar ti japë fund jetës.

Ai është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.