Ishte i parkuar, digjet një automjet në Vlorë, në pronësi të një vajze nga Tirana! Policia jep detajet nga ngjarja

135
Sigal

Një automjet është djegur në brendësi pasditen e sotme, ndërsa ishte parkuar në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

Policia bën me dije se makina është në pronësi të A. Xh, banuese në Tiranë ndërsa po punohet për zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 27.08.2022, rreth orës 17:10, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur në brendësi, një automjet i parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. Xh, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.