Sekuestrohen 78 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga tre persona (VIDEO)

59
Sigal

Të paktën 78 kg marijuanë janë sekuestruar pas operacionit të zhvilluar të policisë greke në kufirin greko-shqiptar dhe në Selanik.

Nga autoritete greke është ndaluar një automjet, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çantë dhe dy thasë që përmbanin 58 pako me 66 kg e 160 gram marijuanë.

Sakaq në pranga bëhet me dije se ka rënë tre persona, një burrë dhe një çift grek,. Sipas hetimeve mendohet se droga kishte në destinacion  Selanikun.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe sekuestruan 10 pako me 11 kg 380 gram marijuane dhe 2 qese me 852 gram marijuane, 1.34 gram kokaine, 4 peshore, grirës hashashi dhe 5 ilaçe me përbërës per të cilët do të kryhet ekspertize.

Prej muajit nëntor në zonen e Greqisë Perëndimore, janë evidentuar 7 raste ku janë kapur ne total rreth 253 kg marijuanë qe dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare.