Seanca solemne/ Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Kryebashkiakut Erion Veliaj iu aderua titulli ‘Qytetar Nderi’ i Prizrenit

94
Sigal

Në shënjimin e 15-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prizrenit i dha Kyebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit. Në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal, Veliaj tha që sot Shqipëria dhe Kosova ndodhen në ditët më të mira të progresit e bashkëpunimit.“ Si qytetari më i ri i Prizrenit, ndjej një detyrim që, përveçse të vë përpara punët e qytetit të Tiranës, ta mbaj gjithmonë një hapësirë të kohës sime, të energjive të mia, për ta promovuar Prizrenin. Është lajm i jashtëzakonshëm që sot Prizreni, qyteti historik, qyteti multifetar, multietnik, është bërë një qendër graviteti. Për sa kohë sot kthehet në një qytet që promovon vlera, promovon mirësi, dashuri, kulturë, art. Unë besoj se ditët më të mira në qytetin tonë të Prizrenit i kemi përpara. Sot jam i nderuar që, bashkë me mua janë Blerina dhe Etjeni, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të dëshmuar që ne jemi bashkë. Ne mund të kemi punë të ndryshme, mund të kemi vokacione të ndryshme, mund të kemi parti të ndryshme, ama për disa qëllime ne punojmë bashkë. Dallimet tona nuk janë aq të mëdha sa të na përçajnë dhe duhet të punojmë për qëllime të përbashkëta”,- u shpreh Veliaj. Pas kësaj ceremonie, Veliaj mori pjesë në homazhet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Ai tha se kjo është një ditë e bekuar për Kosovën dhe se kujtimi për sakrificën e dëshmorëve na motivon të ecim përpara.