Opozita e bashkuar/ PS nuk ka shans të pengojë komisionin hetimor për dojsen McGonigal. 14 Maji do të jetë dita e fundit e monizmit

79
Sigal

Kryetari demokrat, Sali Berisha, paralajmëroi se komisioni hetimor për skandalin Rama-McGonigal nuk do të pengohet dot. “Deklaroi mbrëmë”!… siç e dëgjuat, që unë nuk lejoj, nuk ka shans të lejoj komision parlamentar për Uotergejtin e shekullit të 21, për një aferë që ka tronditur në palcë politikën dhe jetën në SHBA, por edhe në Shqipëri dhe mbarë vendet e tjera. Edi Rama, nuk ka shans, të pengojë të drejtën kushtetuese, të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione.

Nëse ky, beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë.

Unë u them qytetarëve shqiptarë, që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligjet. Nuk ka, as byroja politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet.

Anulimi i ligjit ka vetëm procedurë ligjore, parlamentare. Një grup banditësh pa asnjë moral, thonë se byroja anuloi ligjin e komisioneve hetimore, jashtë çdo imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurrë me vullnet të dikujt tjetër.

Banditizmi politik, shpërfillja ndaj vullnetit të qytetarëve, ndaj Kushtetutës, këtu tejkalon edhe Korenë e Veriut. Se edhe diktatura e zbatonte procedurën në tërësi.

Por nuk është kurrë kompetencë e byrosë së parlamentit. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer, e shtyjnë në çdo veprim.

Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti. Të fshihet,”- tha Berisha.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp intervistën e mbrëmshme, ku kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje mikun e tij, Charles McGonigal.

“Dënoj mbrojtjen që i bëri mbrëmë McGonigal.”

Ilir Meta mbledh Kryesinë: 14 Maji do të jetë dita e fundit e monizmit

Ilir Meta mblodhi pasditen e kësaj të premte Kryesinë e Partisë së Lirisë me fokus zgjedhjet vendore. Kreu i PL tha se 14 Maji do të jetë një frymëmarrje e re për demokracinë e vendit. Meta theksoi gjithashtu se 14 Maji, data e zgjedhjeve vendore, do të jetë edhe dita e fundit e monizmit.

“Edhe vetë socialistët e ndershëm e kanë kuptuar se me Edi Ramën dhe sektin e Rilindjes edhe shtëpitë e vatrat e socialistëve shkretohen e zbrazen çdo ditë, përveçse xhepave të familjeve dhe tryezave të familjeve të tyre. Vetëm një pakicë e pashpirtë, që nuk njeh Kushtetutën, që nuk njeh ligj ka përfituar dhe po përfiton në kurriz të shumicës së shqiptarëve, e cila do t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes jo vetëm në 14 Maj, por edhe më përpara po të jetë nevoja”, -u shpreh Meta.

Meta tha janë 1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit.

“Besoj se të gjithë ne do të jemi të përgjegjshëm për të zgjedhur ata njerëz të devotshëm për komunitetin, të cilët do t’i kthejnë në vepra konkrete të gjitha kauzat e PL dhe do të mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani në mënyrë mizore siç i kemi parë qytetarët se si i nxjerrin me dhunë, me gaz nga shtëpitë e tyre për të bërë oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe bashkisë, kulla”,- tha Meta.

Meta shtoi se kjo forcë politike ka marrë përsipër shumë nisma ligjore, por se disa prej tyre janë bllokuar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. Kjo pasi sipas tij prioritet i tyre është integrimi i vendit në BE, që “bie ndesh me interesat e Rilindjes”.“PL betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në shinat e duhura. Jemi forcë politike që ka paraqitur shumë nisma ligjore në interes të qytetarëve, sipërmarrësve, dhe shumë iniciativa të tjera, të cilat mbahen të bllokuara nga banda e Rilindjes.