Seanca gjyqësore për Alda Klosin, ja çfarë tha ish-zyrtarja nga spitali. Avokati: Qëndrimin tonë do e merrni vesh pas gjykimit

112
Sigal

Seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Alda Klosit zhvillohet këtë të martë me dy pjesë. Ajo nisi në QSUT në kryeqytet ku ndodhet e shtruar ish këshilltarja e Kryeministrisë, pas probleme që ka shfaqur pas arrestimit.

Në këtë seancë, ajo ka dhënë gjeneralitetet dhe mësohet se ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria dhe kërkon të rrëzojë me çdo kusht dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi.

Ndërkohë që seanca do të vijojë në mesditë në ambientet e Gjykatës së Tiranës ku pala mbrojtëse e Klosit do të japë argumentet e veta.

Avokati i Klosit, i pyetur nga mediat a kanë një qëndrim lidhur me dëshminë e Rozeta Dobit, avokati tha “kemi një qëndrim që do e shfaqim në gjykatë. Seanca do zhvillohet në Gjykatën e Tiranës”.

Kështu, ende në lojë nuk ka hyrë SPAK, për këtë çështje.

Avokati i Alda Klosit: Gjykata mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj, seanca ka nisur e tani do të kthehemi në gjykatë ta vijojmë, seanca do të zhvillohet në orën 12:00.

Qëndrimin do e merrni vesh pas gjykimit.