Avioni u rrëzua dhe u nda në 3 pjesë, 52 persona u dërguan në spital në gjendje të rënduar

542
Sigal

Nga rrëzimi i avionit i cili u  nda në tre pjesë në Turqi, u lënduan 52 persona.

Avioni i kompanisë ajrore Pegasus, raportohet se kishte në bord 171 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në aeroportin e Stambollit Sabiha Gokcen. Askush nuk ka humbur jetën në aksident – tha ministri i transportit Mehmet Cahit Turhan.

Guvernatori i Stambollit Ali Jerlikaja tha se 52 vetë ishin dërguar në spital.

Mediat turke raportojnë se avioni po ulej në pistë në mesin e një shiu të rrëmbyeshëm pasi ishte nisur nga provinca perëndimore e Izmirit.

Pasagjerët zbritën nga avioni ndërsa zyrtarët nisën punën për të nxjerrë që andej disa persona të bllokuar.

Të gjitha fluturimet në aeroport u pezulluan menjëherë pas incidentit.