Kosova pranoi propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Meta: Lajm shumë i mirë nga Prishtina, faktor kyç për stabilitetin

89
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Kosova pranoi propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke e konsideruar si një lajm shumë të mirë.

Meta shkruan në Twitter se përshëndet lidershipin e kryeministrit Albin Kurti për vendimin, ndërsa shton se propozimi i BE është një faktor kyç për stabilitetin e rajonit.

“Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përshëndes lidershipin e kryeministrit Albin Kurti që kontribuon për paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, shkruan Meta.