S’do e besoni për sa u shit një iPhone i gjeneratës së parë në ankand tani!

127
Sigal

Një iPhone i gjeneratës së parë të vitit 2007 u shit për më shumë se 63,000 dollarë në një ankand online të dielën, 19 shkurt, mbi 100 herë më shumë se kostoja e tij origjinale. E cilësuar si pajisje “edicioni i parë” nga ankandi LCG Auctions, iPhone ishte në kuti dhe nuk ishte hapur kurrë.

iPhone origjinal kushtonte 599 dollarë dhe u ofronte përdoruesve të atëhershëm të Apple një ekran 8.89 centimetër me një kamerë 2 megapiksel, plus opsione ruajtjeje 4 GB dhe 8 GB, aftësi interneti dhe iTunes. Nuk kishte “App Store” dhe funksiononte në një rrjet 2G.

Oferta fillestare nisi me 2500 dollarë, por gjithsej u bënë 27 oferta derisa fitoi ajo me 63,000 dollarë.

Mark Montero, themeluesi i LCG Auctions, tha për CNN se në fund, 10 blerës konkurruan për iPhone dhe telefonin përfundimisht e mori “një individ nga SHBA”.

Një tjetër iPhone i gjeneratës së parë, i pahapur, u shit për mbi 39,000 dollarë, gjithashtu nga LCG Auctions që u mbyll në tetor.

iPhone ndryshoi mënyrën se si miliarda njerëz në mbarë botën komunikojnë, bëjnë pagesa, bëjnë punët, foto dhe madje edhe mënyrën se si zgjohen në mëngjes. Ai goditi dhjetëra industri (kamera, MP3 player, telefonat ‘me shinë’) dhe u dha jetë shumë industrive të tjera.

Steve Jobs e quajti smartphone-n e ri një “telefon celular revolucionar” që do të ketë një iPod, telefon dhe atë që ai e quajti një “komunikues interneti”. Dhe ashtu ishte, një revolucion që ndryshoi përgjithmonë botën e celularëve, teknologjisë dhe jo vetëm.