Sarandë, u rrëzua nga ashensori, 55-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

74
Sigal

Një 55-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi”.

Refat Kolodashi, banor i Metoqit, sipas bluzave të bardha, ishte rrëzuar nga ashensori dhe kishte marrë plagë të rënda në kokë. Raportohet se gjendja e tij është e rënduar.

Pas ndihmës së parë në spital është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.