Orges Bilbili ka marrë një dënim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por sërish kërkon lirinë. Sot, nëpërmjet avokatit të tij, Bilbili i është drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon prishjen e vendimit të Apelit që i ka dhënë dënim me burg përjetë.
33-vjeçari nga Lushnja u prangos në 10 prill të vitit 2020 në një kohë kur vendi ishte në izolim prej karantinës. Ai u pikas teksa kryente veprime të çuditshme nga një efektivi i forcave “Shqiponja”, i cili u vu në ndjekje të tij duke i bërë thirrje vazhdimisht që të ndalonte.
Bilbili është bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.
Po ashtu, Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.