DETAJE/ Mbrëmë viktima e nëntë nga koronavirusi, sëmundja nga e cila vuante 52-vjeçarja nga Vlora

327
Sigal

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ku mbrëmjen e djeshme humbi jetën në spitalin Infektiv një 52-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, që sqaron nëpërmjet një njoftimi se 52-vjeçarja nga Vlora ishte e shtruar prej 4 ditësh në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Pacientja vuante nga hipertensioni, ndërsa nuk arriti t’i mbijetojë COVID-19.

Deri më tani janë konfirmuar 186 raste të prekur nga koronavirusi në vend, ndërsa numri i personave të shëruar është 31.

Njoftimi i MSH:

Humb jetën në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare, viktima e 9 me COVID-19 në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.