Sarandë/ Shkon tek bankomati, 34-vjeçarja tmerrohet, i dalin para me thikë ti grabisin paratë

215
Sigal

Një 34-vjeçare u grabit sot në mëngjes pranë bankomatit të një banke në Sarandë teksa kishte shkuar për të tërhequr para.

E reja i ishte drejtuar bankomatit të një banke të nivelit të dytë për të marrë disa të holla nga andej, por menjëherë aty është shfaqur një person ende i panjohur për policinë ku duke i drejtuar thikën.

E reja i ka dorëzuar shumën e parave që po dilnin nga bankomati, ndërsa në një moment shpërqendrimi të autorit, ajo ka mundur të largohet me vrap nga aty duke iu drejtuar policisë.

Blutë e Sarandës janë duke kryer veprimet ligjore që çojnë në zbardhjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pritet që të administrohen edhe pamjet e kamerës së bankomatit që mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.