Sarandë, autoambulanca përplaset me një mjet tjetër, në gjendje të rëndë infermierja

281
Sigal

Autoambulanca e spitalit të Sarandës është përplasur orët e para të mëngjesit të së hënës me një mjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04.00 te mëngjesit në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja Nr.2 në Sarandë.

Mësohet po ashtu se autoambulanca po shkonte te merrte një pacient kur është përplasur me një automjet tip “BMW X5”, me drejtues 24-vjeçarin K.K.

Si pasojë është plagosur A.R, infermiere 58-vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Pas përplasjes, mjeti me targa angleze ka përfunduar brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar. Dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.