Ministri
i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar pezullimin dhe nisjen e procedurave për
shkarkim të drejtuesit të Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Ballsh,
Besmir Selami dhe juristit Erlin Xhafaj.
Vendimi i tij vjen fill pas një
informacioni të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi
një procedurë regjistrimi të paligjshme, nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive
të Paluajtshme.
Mësohet
se DPT-ja ka kryer verifikimet paraprake ku nga ana e Kryeregjistrusesit është
konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë.
Përveç
kësaj, Manjani ka urdhëruar vijimin e një inspektimi të thelluar administrativ
të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë.