Gazeta Telegraf/
Policia
e Sarandës ka arrestuar 30-vjeçarin Eduart Gjonaj, banues në fshatin Shëndëlli,
si autor i dyshuar në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Aleksandër Bardhi,
javën
e kaluar.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij
në fshatin Shëndëlli, për veprën penale “vrasje në bashkëpunim”.
Të dielën, dy persona u vunë në pranga nga
policia, të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Aleksandër Bardhi, i cili
u dërgua i pajetë në spital në
orët e vona të së shtunës.
Në pranga janë vënë Fernando Deda, 29 vjeç,
si dhe i mituri Gj.A., 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli.