Balliu: Baza e PD e ka mbështetur Bashën se dilte në foto me Berishën

208
Sigal

Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës duket se tashmë ka përfunduar në dyert e gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit njoftoi se ka nisur shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga dy palët për ndryshimet statutore.

Në një intervistë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se nëse një Gjykatë merr përsipër të bëj të ligjshëm idiotësinë, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për statutin e 18 dhjetorit, është çështje e saj.

Ai tha se në Kuvendin e 18 dhjetorit nuk ishin 5004 delegatë të PD ashtu siç deklaroi Lulzim Basha.

Klevis Balliu: Unë nuk mund të ndaloj askënd që të çojë idiotësinë e vet deri në fund. Kur një njeri del publikisht që në një sallë me 1893 karrige mund të fusësh 5004 persona, që këtu diskutimi mbaron. Nëse një Gjykatë merr përsipër të bëj të ligjshëm idiotësinë është çështja  e Gjykatës jo e jona. Ne kemi mbledhur firmat që mund të konfirmohen. Delegatët kanë ardhur dhe kjo është e konfirmuar. S’mund të lejojmë një të çmendur pas karriges që të marrë për budallenj, të na thotë që në një sallë  me 1800 karrige futen 5000 veta. Këtë nuk e pranojë. Kemi parë se si fëmijë dhe njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me PD, kanë zënë karriget.

Ai thotë se Basha duhet të lirojë karrigen pasi vendi është në krizë. Ai ka folur dhe për publikimin e pagave të shqiptarëve duke thënë se Shqipëaria sot nuk është shtet, pasi qytetarët po vidhen çdo ditë.

Klevis Balliu: Të lirojë patjetër karrigen, vendi është në një krizë totale, është cenuar siguria kombëtare dhe këtu nuk ndodh asgjë. Njerëzit janë pa punë, pa bukë, këtu vidhet çdo ditë, Veliaj ka nja 30 këshilltarë që i paguan kot. Këtu vidhen njerëzit çdo ditë. Shqipëria sot nuk është shtet.

Formalisht ne e kemi opozitën, po çfarë opozite është kjo. Keni parë opozitë që thotë mos bëni protesta. Ky do të rri te zyra kaq do ky.

Ndër të tjera Balliu tha se mosreagimi nga ana e opozitës për skandalet që po ndodhin në vendin tonë i tregon botës se situata është normale, ndërkohë që ndodh e kundërta.

Klevis Balliu: Ky njeri sot është garanti i këtyre krimeve që po ndodhin në Shqipëri, sepse ky i tregon botës perëndimore se këtu është situata normale, s’ka ndonjë problem të madh, ndërkohë këtu bëhet batërdia.

Ky na thotë që bashkëpunojmë me Ramën, ne që hamë burgun bashkëpunojmë me Ramën?! Ndërsa kunati I tij që merr 30 milionë lekë në muaj nuk bashkëpunon me Ramën.

Teksa ka komentuar dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të ditës së djeshme, Balliu tha se Basha po u jep nga dy poste anëtarëve të PD në mënyrë që të mos largohen.

Klevis Balliu: Arta që u bë kryetare është sot sekretare e një sekretarie tjetër. Flamur Hoxha është sekretar I një sekretarie. Pra i ka dhënë 1 personi dy sekretari. Ky s’ka as njerëz  më për të mbushur pozicionet që ka shpikur vet. Ky shpik pozicione që  mos t’I ikin njerëzit. Por këto pozicione sot kanë zero vlerë. Ai ishte një anti-Kuvend që ia dha një mendësi staliniste.  Nëse nuk del deri me datë 5 do të hiqet nga anëtarësia. Ai s’ka asnjë mbështetës, ka vetëm ca çuna me kapuça.  Pse rrinë ashtu unë nuk e di.