Sali Berisha jep porositë e fundit për protestën, Grupi Parlamentar i PD niset drejt Kuvendit

93
Sigal

Pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha dha porositë e fundit për deputetët demokratë, Grupi Parlamentar i PD është nisur drejt Kuvendit, ku do të mbahet seanca plenare dhe paralelisht protesta e opozitës.

Një pjesë e deputetëve, të shoqëruar nga përkrahës të tyre që do i bashkohen protestës, kanë dalë nga selia e PD dhe i janë drejtuar me këmbë Kuvendit. Ndërkohë, Berisha nuk ka dalë ende nga selia blu.

Sot në orën 10:00 do të nisë seanca plenare dhe protesta e dytë e opozitës. Kujtojmë se Berisha është përjashtuar dje për 10 ditë nga seanca plenare, ndërkohë po të njëjtën masë ka dhe për deputetin Flamur Noka, bashkë me Këlliçin dhe Edi Palokën.