Hetimi për check up-in, SPAK thërret qytetarët për t’i marrë në pyetje

48
Sigal

Qytetarë nga Elbasani janë thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check up-it, procedurë që tashmë është nën hetim nga SPAK.

Mësohet se qytetarët, kanë kryer check up-in, ndërkohë që përmes një shkrese janë thirrur që të jenë të pranishëm në SPAK në orën 10:00.

Kujtojme që SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona. Në pretendimet e kallëzuesve, thuhet se ky koncesion është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.

Një vit me pare për kete çështje SPAK ka marrë disa orë në pyetje ish zv-ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili ka dhënë sqarime në lidhje me hetimet në kuadër të koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 mln euro.