Sa kohë duhet për ta marrë veten nga koronavirusi?

301
Sigal

Koronavirusi ndikon te të gjithë në mënyra të ndryshme- disa e kalojnë shpejt sëmundjen dhe të tjerë mbeten me probleme për një kohë të gjatë.

Mosha, gjinia dhe problemet e tjera shëndetësore kanë rëndësi në lidhje me faktin se sa rëndë mund të sëmureni nga Covid-19.

Siç dihet tashmë, simptomat kryesore janë kollë ose temperaturë, me disa njerëz që shfaqin edhe dhimbje muskulore. Njerëzit me këto simptoma të buta shërohen mirë dhe shpejt.

Sidoqoftë, disa njerëz shfaqin simptoma më serioze, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe mund të kenë nevojë për trajtim me oksigjen në spital. Mjekja Sarah Jarvis thotë se mund të duhen nga dy deri në tetë javë për t’u shëruar nga këto simptoma.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se një person nga 20 do të ketë nevojë për trajtim intensiv, ku përfshihet edhe marrja e qetësuesve dhe vendosja në ventilator.

Do të duhet kohë për t’u rikuperuar pasi del nga shërbimi i terapisë intensive ose kritike, pavarësisht nga sëmundja.

Dr. Alison Pittard, dekane e Fakultetit të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv, thotë se duhen nga 12 deri në 18 muaj për t’u kthyer në normalitet pasi jeni shtruar në shërbimin e kujdesit kritik./BBC