Rritja rekord e rasteve me koronavirus, Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendim për masat

204
Sigal

Edhe pse në Shqipëri shifrat e personave të prekur me koronavirus janë shumë të larta, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat anti Covid.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se masat do të vlerëson në bazë të situatës epidemiologjike, ndërsa bëri thirrje sërish për vaksinim, si elementi i vetëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Komiteti mendon që niveli i masave mbrojtëse sot për sot është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike. Pra nuk do të ketë ndryshime.

Komiteti i Ekspertëve këshillon zbatimin e masave, paraqitjen në qendrën e vaksinimit për tu vaksinuar, duke u bërë barrierë për përhapjen e virusit.

Komiteti i Ekspertëve do të ndjekë në dinamike çdo ditë situatën epidemiologjikë dhe masat do të jenë në përputhje me këtë situatë”, tha Rakacolli.

Masat në fuqi janë:

Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.

Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluara nga data 4 janar 2022,
Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

– Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

– Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

– Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

– Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.