Mbështetësi i Berishës: Lulit i ka ngelur vetëm kosherja, bletët i kanë ikur

150
Sigal

Sali Berisha u ndal në Berat për foltoren e radhës me demokratët, ku nga salla një i pranishëm tha se Lulzim Basha nuk ka më mbështetës në bazë.

“Kam ardhur nga Divjaka për të firmosur formularin e mbledhjes së Kuvendit. Kam ardhur këtu për të thënë se Lulzim Bashës i ka ngelur vetëm kosherja, se bletët i kanë ikur”, tha ai.

“Lulzim Basha, haram e paç sakrificën time që u ftoha në çadër”, vijoi ai.

Berisha njoftoi nga Berati se i ka mbledhur prej kohësh mbi 50 për qind të firmave që nevojiten për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.