Rritet papunësia, dalin nga tregu mbi 35 mijë qytetarë nga sektori i bujësisë

175
Sigal

Papunësia është rritur në tremujorin e parë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, niveli i papunësisë në vend arriti në 11.9% nga 11.8% që ishte në fund të vitit të kaluar ku situata me pandeminë ishte më e rënduar për shkak se kufijtë ishin të mbyllur dhe ekonomitë fqinje ishin pjesërisht të mbyllura.

Rritja e papunësisë është më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ku niveli i të papunësisë ishte 11.4%, ndërsa në muajit e karantinës papunësia arriti në 11.9%, aq sa ishte në janar-mars të këtij viti.

Punësimi po ashtu është në rënie në këtë tremujor me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa rënia është 0.5% në raport me tremujorin e fundit të vitit 2020.

Humbjet më të mëdha të vendit të punës janë regjistruar në sektorin bujqësor. Nga 45.852 të punësuar që kishte ky sektor në tremujorin e parë të vitit 2020, në këtë vit aty janë të punësuar 415.512 persona, pra 35.340 mijë të punësuar më pak.

Numri i të punësuarve edhe në sektorin privat jo bujqësor është rritur lehtë krahasuar me janar-marsin e 2020, me vetëm 290 të punësuar më shumë. Ndërkohë në raport me fundin e vitit të kaluar numri i të punësuarve është ulur me 2493 punonjës.