Emrat/ Arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale në Vlorë

289
Sigal

Tre persona kanë rënë në pranga , dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim. Gjithashtu edhe një tjetër person është proceduar penalisht.

Sipas policisë në pranga ka rënë 63-vjeçari I (Xh), P., asi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu nga uniformat blu u bë kapja dhe ndalimi i 57-vjeçari A.L., për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në pranga ka rënë edhe 38-vjeçari H.T., banues në lagjen ‘28 nëntori’ pasi për motive të dobëta ka goditur të forta 21-vjeçarin E.A., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa penalisht është proceduar 49-vjeçari M.M., pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi- DVP Vlorë 

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohet 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim  I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin “Bejas”, Fier, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

——-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.