Tritol me dron kantinës së Lefter Kokës në Durrës, një ditë para zgjedhjeve iu qëllua me armë një tjetër biznes, në pranga një 44-vjeçar

231

Sigal

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës.

I është vënë tritol me dron biznesit të ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka.

Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në një kantinë pijesh, ku u regjistruan dëme materiale.

Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj bizneseve të Lefter Kokës, se një ditë para zgjedhjeve është qëlluar me armë pranë ambienteve të një tjetër biznesi të ish-ministrit.

Ndërkohë, mësohet se policia po heton nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.